Plane për nesër? Ky është parashikimi i motit

Moti në vend ditën e enjte, parashikohet me vranësira deri në orët e paradites. Po kështu, gjatë kësaj kohe parashikohet shi i dobët lokal.

Prej orëve të mesditës, vranësirat do të vijnë në shpërbërje deri në kthjellim në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 1ºC deri në 10ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 19ºC


Shtuar 4.03.2020 15:18