Një aksident trafiku është raportuar më 25.10.2026 në ora 18:30, në rrugën “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar. Në ngjarje janë përfshirë një automjet pasagjerësh, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi, dhe një moped me targa të Gostivarit, që drejtohej nga një 17-vjeçar nga Gostivari.
I mituri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku dëmtimet e tij janë konfirmuar.
Të lidhura
None found
Gjatë hetimeve është konstatuar se 17-vjeçari e drejtonte mopedin pa leje drejtimi, përkatësisht pa patentë shoferi.
Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar, ndaj të miturit është ngritur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për “drejtim të pamatur të mjetit motorik”./Telegrafi/






