Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, foli me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, në Kryesinë e Kuvendit. Balla u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht protestave kundër kryeministrit Rama.
Balla u sugjeroi studentëve protestues, të marrin shembullin e studentëve në Serbi që protestuan dy vite dhe pastaj gjithçka u konkretizua me votë, me fitoren e tyre.
Të lidhura
None found
Balla: Meqë nuk ma bëni pyetjen, ju sugjeroj studentëve të marrin shembullin e studentëve në Serbi. E para në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Të gjitha projektet e iniciuar në procesin e Berlinit dhe të tjera integruese nga ana e Shqipërisë vazhdojnë. Janë vendime sovrane të qeverive të tjera nuk jam orakull të parashikoj çdo ndodhë. Kishte një protestë zgjati 3 vite me radhë në fund u konkretizua me votë.
Këtu duhet të kuptoni një gjë, vota është ajo që përcakton. Në demokraci harrojeni se mund të ketë ndryshim pushteti pa votë. Kushdo që merr pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohet. Modeli që ndodhi në Serbi të gjitha partitë opozitare u shkrinë dhe nuk morën pjesë në zgjedhje. PS do e keni këtu do jetë në programin e vet Shqipëria 2030. Aspiratën për BE nuk e negociojomë me askënd. Nuk ka zgjedhje të parakohshme.





