Vuçiç humbi zgjedhjet/ BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat në Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhje e parakohshme parlamentare. Me anë të një postimi në platformën “X”, ata shprehën gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe të punojmë së bashku për realizimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, thanë ata në një postim të përbashkët në X.

Të lidhura

None found

Listën Studentore, e uroi edhe Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve shënon një fillim të ri në marrëdhëniet e Serbisë me Brukselin.

Duke uruar Listën Studentore, ajo tha se qytetarët e Serbisë e shprehën zërin e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje në numër historik, pas pothuajse dy vjetësh protesta për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.

“Për Serbinë mund të fillojë një kapitull i ri. Dyert e BE-së janë të hapura dhe jemi të gatshëm të ecim përpara së bashku. Pikërisht këto janë vlerat që qëndrojnë në zemër të Bashkimit tonë Evropian”, tha Kos në një deklaratë me shkrim, të shpërndarë për gazetarët nga kabineti i saj.


Shtuar më 26.10.2026 08:30