Visar Mehmeti pritet t’i bashkohet Shaip Kamberit si deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Përllogaritjet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, më 25 tetor, tregojnë se Koalicioni Shqiptar mund të fitojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë.

Nëse konfirmohen këto rezultate, Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti do të përfaqësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës në Kuvendin serb.

Të lidhura

None found

Subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja u bashkuan në listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila ishte me numrin 17 në fletëvotim.

Me këtë bashkëpunim, partitë synuan të shtonin përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Deri tani, Shaip Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm shqiptar në atë institucion.

Shifrat janë ende paraprake. Ndarja përfundimtare e mandateve do të bëhet e ditur pasi të mbyllet numërimi dhe të certifikohen rezultatet zgjedhore.


Shtuar më 25.10.2026 23:15