Protesta e 13-të në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 4 të lënduar, një protestues vijon të jetë i shtruar

Protesta e zhvilluar këtë të diel në Tiranë ka shënuar katër persona që kanë marrë ndihmë mjekësore, mes të cilëve dy protestues dhe dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Bilanci paraprak është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në orën 19:00, më 25 tetor 2026, mbi bazën e të dhënave të përcjella nga strukturat spitalore.

Të lidhura

None found

Tre prej të lënduarve janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Bëhet fjalë për dy protestues dhe një punonjës policie.

Njëri nga protestuesit vijon të qëndrojë i shtruar, ndërsa protestuesi tjetër dhe efektivi kanë marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe janë larguar nga spitali.

Një tjetër efektiv i Policisë së Shtetit është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po kryen ekzaminimet mjekësore.


Shtuar më 25.10.2026 19:18