Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, e ka cilësuar gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ishte kujdesur personalisht për dërgimin në Itali për kurim të Erion Vishkullit, 28-vjeçarit që u qëllua nga policia me plumb gome në sy gjatë protestës së 24 tetorit.
Shehaj ka publikuar reagimin e motrës së të riut, e cila e konsideron deklaratën e Ramës propagandë. Sipas saj, Erionin drejt Italisë po e çojnë familjarët, miqtë dhe mbështetësit e tij, dhe jo kryeministri.
Të lidhura
None found
Motra e Erionit u ka bërë thirrje portaleve të ndalojnë përhapjen e propagandës së Edi Ramës dhe të pasqyrojnë të vërtetën, pasi kryeministri nuk ka bërë asgjë për të riun, ndërsa gjithçka është përballuar nga familja e tij.
Kreu i Partisë Mundësia shprehet se propaganda “nuk funksionon më” dhe i kërkon Edi Ramës të largohet nga detyra përmes dorëheqjes.
Po ashtu, Shehaj ka ndarë mesazhin e Erionit nga shtrati i spitalit. Pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore, i riu u ka kërkuar protestuesve të vazhdojnë dhe të mos ndalen deri në fitore, duke deklaruar: “Do fitojmë. Shqipëria është e jona”.
“Edi Rama nuk ka për t’ia dalë. Duhet të japë dorëheqjen. Propaganda e tij bajate ka marrë fund”, përfundon reagimi i Shehajt.







