Kurti dhe Spajiq diskutojnë bashkëpunimin dypalësh dhe integrimin në BE

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin malazez, Milojko Spajiq.

Kurti njoftoi në Facebook se e falënderoi Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit të Berlinit këtë vit.

Të lidhura

None found

Ai e përgëzoi Malin e Zi për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe tha se Kosova dëshiron të mësojë nga përvoja e tij në këtë proces.

Kurti theksoi se Kosova është ende në pritje të statusit të vendit kandidat dhe të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas tij, në takim u fol edhe për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi, veçanërisht për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore tokësore.


Shtuar më 25.10.2026 16:28

Tags: ,