Nëntë shoferë arrestohen për drejtim pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka arrestuar nëntë drejtues automjetesh të dyshuar për drejtim të pakujdesshëm, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Tre nga shoferët po drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa gjashtë të tjerë ishin nën ndikimin e alkoolit.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, drejtuesit e dehur janë përfshirë edhe në aksidente rrugore. Njëri prej tyre, përveç se kishte konsumuar alkool, po drejtonte automjetin edhe pa patentë shoferi.

Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj të dyshuarve do të dorëzohen kallëzime penale përkatëse.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi apo nën ndikimin e alkoolit.


Shtuar më 25.10.2026 15:57