Gazetari shqiptar Idro Seferi njoftoi se deri në orën 14:00, në Preshevë kishin votuar rreth 9 mijë e 200 qytetarë, që përbëjnë 20 për qind të votuesve.
Sipas tij, pjesëmarrja ishte dukshëm më e ulët se niveli i përgjithshëm në Serbi, por kjo mund të kuptohet për shkak se një pjesë e madhe e qytetarëve jeton jashtë vendit. Seferi tha se nuk e di nëse shqiptarët janë regjistruar në ambasadat e Serbisë si pjesë e diasporës serbe.
Të lidhura
None found
Ai nënvizoi se pjesëmarrja masive e shqiptarëve është jetike për të siguruar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë, pasi bashkimi i partive, i vetëm, nuk mjafton.





