Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.
Studentë, të rinj dhe qytetarë janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit, duke vijuar protestën në drejtim të godinës së qeverisë, ku pritet të përqendrohet tubimi.
Të lidhura
None found
Marshimi vjen pas momenteve të tensionit të regjistruara përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa protestues hodhën gurë në drejtim të godinës.






