Feronikeli ’74 ka marrë një fitore të thellë 3-0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi nga Drenasi e kontrolloi takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 30-të. Albin Prapashtica realizoi pas një aksioni të shpejtë, duke e kaluar Niklin në epërsi.
Të lidhura
None found
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe pas golit të parë, ndërsa brenda një harku kohor prej vetëm tre minutash ata shënuan edhe dy herë të tjera.
Noah Yannick e dyfishoi epërsinë sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 46-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Prapashtica shënoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas këtij triumfi, Feronikeli ’74 shkon në kuotën e 11 pikëve. Dukagjini, ndërkohë, mbetet në vendin e pestë me 17 pikë.





