Erërat e forta të shkaktuara nga stuhia “Boelo” kanë sjellë vështirësi në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një nga qendrat kryesore të transportit ajror në Evropë.
Rreth 90 fluturime janë anuluar këtë të diel, më 25 tetor, në aeroportin holandez.
Të lidhura
None found
Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), pjesa më e madhe e fluturimeve të anuluara lidheshin me destinacione të ndryshme evropiane, mes tyre Parisi, Roma dhe Dublini.
Ndikimi i motit të keq është ndier edhe te avionët që pritej të mbërrinin në Amsterdam, pasi dhjetëra prej këtyre fluturimeve janë anuluar ose vonuar.
Schiphol bëri të ditur se kushtet e vështira atmosferike do të kufizojnë gjatë gjithë ditës numrin e ngritjeve dhe uljeve.
Autoritetet e aeroportit ende nuk kanë publikuar shifrën e plotë të fluturimeve të prekura, ndërsa stuhia vazhdon të pengojë zhvillimin normal të trafikut ajror.
Udhëtarëve u kërkohet të verifikojnë paraprakisht statusin e fluturimit të tyre përpara se të shkojnë në aeroport.






