Maqedonia do të jetë ndër shtetet e para ku do të vihet në përdorim teknologjia “Starlink”. Rrjetin do ta përdorë operatori i tretë celular, çka do ta bëjë atë shumë më konkurrues në ofrimin e shërbimeve, njoftoi sot në Facebook zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Nikolloski tha se, pas Ukrainës, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë vendet e para ku “Starlink” do të përdoret drejtpërdrejt. Sipas të dhënave që ka, çmimet do të jenë shumë, shumë më të ulëta se ato të dy operatorëve aktualë.
Të lidhura
None found
Marrëveshja e koncesionit përcakton që operatori të mbulojë të paktën një qytet deri në muajin mars dhe të nisë punën në të gjithë territorin e shtetit deri në fund të vitit.
Qyteti i zgjedhur nga operatori është Shkupi, bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit.






