Një automjet tip „BMW”, me targa të Tetovës, ka përplasur tre të mitur 16-vjeçarë nga Tetova. Aksidenti është raportuar më 24.10.2026, rreth orës 22:20, në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë.
Makina drejtohej nga D.S. (42) nga Tetova, i cili pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes. Ai u gjet dhe u ndalua pak më vonë në rrugën „Nikolla Tesla”.
Të lidhura
None found
Testi i alkoolit tregoi se shoferi kishte 2,22 promilë alkool në gjak. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti gjithashtu tri paketime me marihuanë.
D.S. është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga të miturit ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse dy të tjerët kanë marrë lëndime trupore.
Lëndimet e tre 16-vjeçarëve janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shoferit do të dorëzohet kallëzim përkatës.






