Raphinha u shpreh se mungesa e Vinicius Juniorit nuk e lehtëson sfidën e Barcelonës kundër Real Madridit në El Clasico. Sulmuesi brazilian vlerësoi gjithashtu Federico Valverden, mesfushorin uruguaian të madrilenëve.
Sipas Raphinhas, Real Madridi ka në përbërje shumë futbollistë që mund ta përcaktojnë rezultatin e një ndeshjeje, edhe nëse mungon një prej yjeve të tij kryesorë.
Të lidhura
None found
“Nuk do të thosha se mungesa e tij është diçka e mirë për ne, pasi Real Madridi ka shumë lojtarë të aftë për t’i vendosur ndeshjet”.
“Vini nuk do të jetë në fushë, kjo është e vërtetë, por ka të tjerë që mund ta zëvendësojnë dhe të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli”.
Raphinha e përshkroi Valverden si një lojtar të jashtëzakonshëm, i cili mund të ndihmojë ekipin në role të ndryshme në fushë.
“Fede mund të marrë pjesë në sulm duke u nisur nga mesfusha dhe t’i ofrojë ekipit shumë alternativa kur aktivizohet si mbrojtës krahu”.
“Në fund të fundit, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Luajnë shkëlqyeshëm në mesfushë dhe paraqitet shumë mirë edhe në krah”, vijoi sulmuesi i Barcelonës.
Në përfundim, Raphinha nënvizoi peshën që kanë Valverde dhe Vinicius për skuadrën madrilene, duke i cilësuar ndër lojtarët që i japin më shumë energji ekipit.
“Fede dhe Vini janë forca shtytëse e Real Madridit. Ata punojnë fort dhe japin shumë për ekipin, pavarësisht se në çfarë pozite luajnë”, përfundoi braziliani.
El Clasico do të nisë në orën 21:00 në “Camp Nou”.







