Mirlind Daku i përcjell mesazh mbështetjeje tifozit të plagosur në sy: “Erjon, forca!

Plagosja e Erjon Vishkullit, tifoz i Kombëtares, ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe atë sportiv në Shqipëri. Mes lojtarëve të prekur nga ngjarja është edhe sulmuesi Mirlind Daku.

“Erjon, forca”, shkroi qendërsulmuesi 28-vjeçar. Vishkulli u plagos në syrin e majtë nga një plumb gome, ndërsa merrte pjesë në protestën e studentëve në Tiranë.

Të lidhura

None found

Nuk dihet ende nëse i riu do të mund të shohë përsëri me syrin e majtë. Ai është bërë i njohur për përkrahjen e Kombëtares dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm të kontribuojë nga tribunat e stadiumit.