Real Madridi pa Courtois për El Clásicon ndaj Barcelonës

Real Madridi do të luajë El Clásicon kundër Barcelonës pa portierin Thibaut Courtois, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të gripit.

Portieri belg pritej të ishte në formacionin titullar, por sëmundja e nxori nga planet e skuadrës madrilene në çastet e fundit.

Të lidhura

None found

Për sfidën e kësaj të diele, mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Real Madridi ka thirrur portierin ukrainas Ilya Voloshyn për të zëvendësuar Courtois.

Ndeshja, e vlefshme për javën e 10-të të La Ligës, përbën një mungesë të rëndësishme për trajnerin madrilen, pasi Courtois është një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe një figurë kyçe në portë.

Klubi deri tani nuk ka bërë të ditur informacione të tjera për gjendjen shëndetësore të belgut apo sa do të zgjasë mungesa e tij.

Andriy Lunin pritet të marrë vendin e titullarit, ndërsa përballja në “Camp Nou” do të nisë në orën 21:00.


Shtuar më 25.10.2026 11:37