Stavro Pilo po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij. Pas golit të shënuar ndaj Manchester City në Champions League, mbrojtësi i Kombëtares ishte në nivel të lartë edhe në përballjen AEK – Panetolikos, të cilën kampionët e Greqisë e fituan 5 – 0.
Sipas “Flashscore”, futbollisti shqiptar mori vlerësimin 8.0, duke u renditur mes lojtarëve më të mirë të ndeshjes. Rëndësia e tij në lojën e AEK u vu veçanërisht në pah në minutën e 19-të.
Të lidhura
None found
Edhe pse ndodhej larg aksionit, 25-vjeçari u afrua me shpejtësi në krah, mori topin pranë vijës fundore dhe pasoi me saktësi të jashtëzakonshme drejt sulmuesit Koita. Ky i fundit nuk arriti ta dërgonte “sferën” në rrjetë.
Leximi i aksionit nga Stavro Pilo ishte i denjë për “notën 10”, ashtu si edhe precizioni i pasimit të tij.
Pas 7 javësh të luajtura nga AEK në kampionatin e këtij edicioni, Stavro Pilo ka qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.






