Të shtunën në mbrëmje, pranë stadiumit Bragg Memorial të Universitetit Florida A&M në Tallahassee të Floridës, mbetën të plagosur 11 persona nga të shtënat me armë zjarri.
Shefi i policisë lokale, Lawrence Revell, bëri të ditur se mes të plagosurve janë gjashtë të mitur, përfshirë një djalë 11-vjeçar, si dhe një student.
Të lidhura
None found
Sipas CNN, një person është në gjendje kritike dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime serioze. Tetë të plagosurit e tjerë ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Gjyshja e njërit prej viktimave u plagos gjithashtu, teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.
Vlerësimet fillestare të policisë bëjnë fjalë për një konflikt të mundshëm mes dy ose tre personave, pas të cilit mund të kenë pasuar të shtënat. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat.
Ngjarja ndodhi disa orë pas një ndeshjeje futbolli amerikan në stadiumin e universitetit. Ende nuk është konfirmuar nëse incidenti lidhet me aktivitetin sportiv.





