Monika Kryemadhi komentoi protestën dhe përplasjet e ndodhura në Tiranë, duke vënë në dukje se pasojat dhe dhimbja nuk u përkasin vetëm të lënduarve. Ato prekin edhe familjet, miqtë e tyre dhe qytetarët që i ndjekin ngjarjet.
Ajo shpjegoi se nuk merr pjesë në protestë, pasi beson se prania e politikanëve dhe ish-politikanëve mund t’i cenojë imazhin tubimit. Sipas saj, mbështetja për protestuesit mund të shprehet edhe pa qenë në shesh.
Të lidhura
None found
“Dhimbja, psherëtimat dhe brengat nuk janë vetëm të atyre që rrihen, por edhe të prindërve, të rrethit të tyre shoqëror, si dhe tonat, të atyre që mund të quhemi spektatorë. Kjo e bën situatën shumë të pakuptimtë.
Po aq të pakuptimtë e bën edhe palën tjetër që është përballë: çfarëdo që të humbasë, ajo ikën, sepse asgjë nuk është e përjetshme.
Unë nuk shkoj në protestë, sepse nuk dua që imazhi i një politikani apo ish-politikani ta dëmtojë atë. Sipas meje, mund të kontribuohet në mënyra të ndryshme. Së pari, duke nxitur rrethin shoqëror që nuk është publik të dalë në shesh.
Mund të ndihmosh edhe familjarët, të çosh ushqime, ujë e ujë fiziologjik, ose të kontribuosh përmes GoFundMe. Mendoj se protesta nuk ka nevojë për shkaktarët e kësaj situate. Unë jam një prej tyre, edhe pse secili prej nesh përpiqet ta fshehë”, u shpreh Monika Kryemadhi në “Goca dhe Gra”.







