U qëllua me plumb gome në sy/ Një ditë më parë Erjon Vishkulli ndihmoi Fadilin, një protestues në vështirësi ekonomike

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili vetëm një ditë më parë kishte vizituar Fadilin, një protestues që përballet me vështirësi ekonomike.

Gjatë takimit, Erjoni e kishte ndihmuar Fadilin në mënyrë modeste, duke treguar solidaritet dhe humanizëm ndaj tij. Por sot, i riu është plagosur në sy nga një plumb gome, gjatë përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Tiranë.

Të lidhura

None found

Pas plagosjes, 28-vjeçari u transportua drejt ambienteve spitalore, ndërsa dyshohet se ka humbur shikimin në syrin e majtë. Erjon Vishkulli, i njohur për patriotizmin dhe guximin e tij, është gjithashtu pjesë e grupimit të tifozëve kuqezi, “Tifozat Kuq e Zi”.

“Dje Erjoni erdhi takoi Fadilin, i cili na tregoi se ende ka njerëz me shpirt të madh, me zemër të pastër dhe me një bujari që nuk përshkruhet me fjalë. Lutemi për ty sot, Erjon. Shpresojmë që bujaria jote të bëhet shkak që Zoti t’i kthejë sytë nga ty”, shkruan “Evente_a_Kamëz”.


Shtuar më 24.10.2026 23:10