Gjatë vizitës së saj në Hungari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë atje. Takimi u zhvillua në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.
Presidentja theksoi rëndësinë e mërgatës në historinë e Kosovës, duke përmendur angazhimin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.
Të lidhura
None found
Ajo vlerësoi edhe kontributin e komunitetit kosovar në Hungari. Përmes punës, sipërmarrjes dhe arritjeve të tyre, pjesëtarët e këtij komuniteti ndihmojnë ekonominë dhe forcojnë marrëdhëniet mes Kosovës e Hungarisë.
Shiroka Pula përmendi gjithashtu rreth 300 studentë nga Kosova që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë në Hungari. Ajo u shpreh se shpreson që ata ta përdorin dijen dhe përvojën e fituar për zhvillimin e vendit.
Presidentja i ftoi bizneset e mërgatës të shqyrtojnë investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke nënvizuar nevojën e vendit për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve.

Në përfundim, ajo i shprehu mirënjohje mërgatës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe kujtoi se atdheu i mirëpret të gjithë ata që duan të japin kontribut për të ardhmen e tij.







