Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, është përfshirë në një përplasje fizike me efektivët e policisë gjatë protestës kombëtare të zhvilluar sot.
Teksa kërkonte shpjegime nga punonjësit e policisë, këta të fundit kanë përdorur spraj djegës në drejtim të tij.
Të lidhura
None found
Pas kontaktit me sprajin, deputeti demokrat nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Probleme shëndetësore gjatë protestës ka shkaktuar edhe uji me piper, i cili ka prekur disa protestues, si edhe gazetarin e News24, Klevin Muka.





