Rreth 6 mijë forca policie janë angazhuar në protestën e sotme në Tiranë, ku të rinj, akademikë dhe mjekë kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Këtë e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala gjatë një raportimi të drejtpërdrejtë për News24 nga zona e Bulevardit.
Sipas raportimit të saj, kalimi në aksin që të çon drejt Rrugës së Elbasanit është penguar nga kazanë të cilëve u është vënë zjarri. Në këtë zonë, efektivët po ndërhyjnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese.
Të lidhura
None found
Protesta po zhvillohet në disa pjesë të kryeqytetit dhe po shoqërohet me tensione, ndërsa policia ka përdorur gjerësisht gaz lotsjellës dhe ujë me presion.






