Pjesa e parë e takimit mes Laçit dhe Vorës në Kurbin u mbyll pa gola, 0-0. Laçi iu afrua disa herë golit, por Harizaj e shpëtoi Vorën në më shumë se një rast.
Rasti më i rëndësishëm ishte penalltia e ekzekutuar nga Bibo. Harizaj bëri një pritje fantastike dhe e mbajti rezultatin të pandryshuar.
Të lidhura
None found
Ndeshja e javës së 8-të të “Abissnet Superore” luhet në “Stadiumi Laçi”, me arbitër Enea Jorgjin.
Laçi e nisi ndeshjen me Bibën, Azizin, Kurtin, Cenën, Tolën, Bibon, Ajazin, Gamarrën, Traoren, Nergutin dhe Ndubuisin. Trajner i skuadrës është Qatip Osmani.
Formacioni i Vorës përbëhet nga Harizaj, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari, Vrapi, Dalipi, Frroku, Mihana, Bajramaj dhe Shehi. Trajner është Arjan Bellai.






