Partizani zyrtarizon mbrojtësin boshnjak pak para përballjes me Skënderbeun

Partizani njoftoi se Aleksandar Jovicic është pjesë e skuadrës së kuqe. Zyrtarizimi vjen rreth një orë para ndeshjes me Skënderbeun, e vlefshme për javën e 8-të të Superiores.

Qendërmbrojtësi nga Bosnje dhe Hercegovina nënshkroi sot një kontratë njëvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një sezon në edicionin pasardhës.

Të lidhura

None found

Jovicic ka luajtur për Kisvardan në Hungari, si dhe për Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa në Bosnje. Ky mund të jetë përforcimi i parë i Partizanit nën drejtimin e Mislav Karoglan. Ai vjen në qendër të mbrojtjes, repart ku skuadra kishte nevojë për ndërhyrje pas golave të shumtë të pësuar.


Shtuar më 24.10.2026 12:54