Protesta studentore në Tiranë/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, nesër pritet tubim kombëtar

Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, me një grup qytetarësh dhe studentësh që vijojnë të qëndrojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara godinës së Kryeministrisë. Deri në këto momente, gjatë tubimit nuk janw regjistruar incidente dhe situata paraqitet e qetë.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit ka bërë disa herë thirrje për dialog. Megjithatë, kërkesa për zhvillimin e dialogut nuk është pranuar nga të rinjtë, të cilët kanë vijuar qëndrimin e tyre protestues.

Të lidhura

None found

Gjatë orëve të paradites, protestës iu bashkuan edhe studentë të Mjekësisë, pedagogë dhe përfaqësues të personelit shëndetësor, duke zgjeruar pjesëmarrjen. Ndërkohë, për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë kombëtare, e cila pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.


Shtuar më 23.10.2026 20:36