Pranë Kryeministrisë vijon të rritet numri i qytetarëve të grumbulluar, ndërsa deri tani situata është e qetë dhe nuk janë shënuar incidente apo përplasje me policinë.
Sipas gazetarit Renaldo Salanji, para godinës është vendosur një kordon me efektivë të forcave të rendit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, studentët po intensifikojnë përgatitjet për protestën kombëtare që është planifikuar të zhvillohet nesër në Tiranë. Në mbështetje të tyre janë shprehur pedagogë, mjekë, si edhe sindikata e biznesit të vogël.
Pedagogët do të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik. Më pas, në orën 12:00, Partia Demokratike u ka bërë thirrje aktivistëve dhe forumeve të saj që t’i bashkohen protestës së studentëve. Në orën 14:00 pritet që grupet studentore të mblidhen përpara Kryeministrisë.
Protestës në kryeqytet pritet t’i bashkohen edhe studentë nga rrethet. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tubime në qytetet ku ndodhen universitete, ndërsa për nesër studentët pritet të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare.







