Gjilani dhe Llapi përballen për tri pikët, këto janë formacionet zyrtare

Gjilani dhe Llapi do të masin forcat në javën e 11-të të elitës së futbollit kosovar. Ndeshja nis në orën 18:00, ndërsa të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren.

Zekirija Ramadani do ta drejtojë për herë të parë Gjilanin, me trajnerin që kërkon ta nisë aventurën te skuadra kuqebardhë me rezultat pozitiv.

Të lidhura

None found

Në krahun tjetër, Llapi po kalon një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore dhe në këtë përballje do të tentojë t’i japë fund rezultateve negative.

Përballja e fundit mes këtyre ekipeve përfundoi me fitoren 2-0 të Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Coric, Thaqi, Krivanjeva, Potoku, Limani, Boshnjaku, Rrahmanim Bllaca, Bajraktari, Zeka, Tolaj.

Llapi: Laroshi, Idrizi, Ajvazi, Aliu, Sorensen, Selimaj, Ramadani, Hasani, Kogleci, Hetemi, Ademi.//


Shtuar më 23.10.2026 17:00