Seanca gjyqësore në rastin e Miljojko Gjorgjeviqit, i pandehur për krime lufte në Zveçan, është shtyrë për shkak se ekipi mbrojtës nuk kishte marrë dokumentacionin e dosjes.
Prokuroria Speciale dhe gjykata kishin provuar t’ia dërgonin materialet përmes postës elektronike, por mbrojtja nuk i kishte pranuar ato.
Të lidhura
None found
Përballë këtyre rrethanave, gjykata ka marrë aktvendim për shtyrjen e seancës, duke aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të akuzuarit.



