Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në emisionin “N’Dritë” të Alsat se, në rast të ardhjes në pushtet, do të sigurojë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet 100% në gjuhën shqipe. Ai tha se nuk ekziston asnjë arsye që kandidatët të mos e japin provimin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet.
I pyetur nëse do t’ua garantonte studentëve shqiptarë këtë të drejtë, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët, Filipçe u shpreh se këto akte ligjore duhet të zbatohen në çdo rrethanë.
Të lidhura
None found
“Pa dyshim që ligjet dhe Kushtetuta duhet të respektohen në çdo formë. Në këtë rast, absolutisht mendoj se provimi duhet të jepet në gjuhën që kërkojnë studentët. Pse një çështje e tillë do të shkaktonte shqetësim?”, deklaroi Filipçe./Alsat.mk





