Shkarkohet shefi i zjarrfikëses në Gjirokastër, pas zjarreve masive dhe dy viktimave

Shefi i PMNZSH-së Gjirokastër, Kujtim Bizhga është shkarkuar nga detyre. Shkarkimi i tij ka ardhur pas zjarreve masive në Gjirokastër ku u dogjën qindra ha pyje e kullota si dhe për shkak të vdekjes së çiftit në fshatin Asim Zenel.

Shkarkimin e Bizhgës e ka kërkuar vetë kryebashkiaku Flamur Golemi, dhe në vendim e tij ka vënë gjeneral Pëllumb Shalarin me një eksperiencë të gjatë në fushën ushtarake./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 10:57