Bournemouth siguroi fitoren e tretë në fazën e ligës të Ligës së Evropës, duke triumfuar 3-0 ndaj AC Milanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë.
Skuadra angleze kaloi në epërsi pas një penalltie të fituar në minutën e tetë, kur De Winter preku topin me dorë.
Të lidhura
None found
Milanit iu vështirësua edhe më shumë takimi në minutën e 28-të, pasi Mike Maignan goditi një kundërshtar dhe u ndëshkua me përjashtim. Meqë topi ishte harkuar nga këndi, gjyqtari akordoi gjithashtu penallti.
Nga pika e bardhë, Marcus Tavernieri shënoi në minutën e 32-të, ndërsa Amine Adli vulosi rezultatin me një goditje të lirë të shkëlqyer në minutën e 85-të.
Me këtë sukses, Bournemouth ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, kurse Milani mbetet me tre.





