Pas dy vitesh bojkot, Real Madridi ka vendosur të marrë pjesë sërish në ceremoninë e Topit të Artë. Sipas L’Equipe, një delegacion i klubit pritet të jetë i pranishëm të hënën në Londër.
Klubi spanjoll do të rikthehet kështu në ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve individuale në futboll, pasi mungoi në edicionet e viteve 2024 dhe 2025.
Të lidhura
None found
Boikotimi i ceremonisë së vitit 2024 erdhi pas raportimeve se Vinicius Junior nuk do të shpallej fitues. Në fund, trofeu iu dorëzua mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.
Në ceremoninë e këtij viti pritet të marrin pjesë disa lojtarë të Real Madridit, mes tyre edhe të nominuarit Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.
Mbappe konsiderohet një prej pretendentëve kryesorë për çmimin, ndërsa përballë tij si rival kryesor do të jetë talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Ceremonia e Topit të Artë 2026 do të zhvillohet më 26 tetor në “London Palladium” dhe do të përkojë me 70-vjetorin e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz./






