Nesër në Shkup, regjim i veçantë qarkullimi për shkak të garës së atletikës

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), duke nisur nga ora 08:00, nën organizimin e Klubit të Atletikës do të zhvillohet një garë atletike me rastin e Ditës së Luftës Maqedonase, e quajtur „Gara e atletikës 23 Tetori“.

Itinerari i garës nis nga parku “Gruaja luftëtare” në rrugën “11 Tetori”, vijon drejt përmes sheshit “Maqedonia”, kalon përmes Urës së Gurit, pastaj kthehet majtas në rrugën “Ilo Vojvoda”, më pas majtas përgjatë trotuarit të urës “Goce Dellçev”, vazhdon majtas përgjatë bregut të lumit Vardar deri te pika e shënuar dhe kthehet në të njëjtën rrugë deri në vijën e finishit, përpara monumentit të Themeluesve të VMRO-së në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup.

Të lidhura

None found

Për këtë shkak, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm qarkullimi, duke e drejtuar trafikun nëpër rrugët përreth.

Nga MPB-ja e Maqedonisë u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet aktiviteti.


Shtuar më 22.10.2026 14:30