Selim Bërbatovci shpjegon pse ka më pak gra mes shefave të kuzhinës

Pas më shumë se tri dekadash në profesion, shefi i kuzhinës Selim Bërbatovci ka ndarë me Klan Kosovën përvojën dhe pasionin e tij për gatimin.

I ftuar në emisionin “Ora 7”, Bërbatovci bëri dallimin mes përgatitjes së ushqimit në shtëpi dhe punës së kuzhinierit profesionist. Ai u ndal edhe te fakti që, megjithëse në familje gatimi shpesh lidhet me gratë, në mesin e shefave më të njohur botërorë dominojnë burrat.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj që edhe gratë janë shumë të mira dhe të zonjat në profesionin që e bëjnë, sidomos në kuzhinë. Unë njoh kuzhiniere shumë të mira, por ndoshta është pak edhe ai stresi që ne e përballojmë pak më shumë si meshkuj. E thashë gratë janë shumë të zonjat, por ka më pak”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Bërbatovcit, një tjetër faktor është se gratë zakonisht kanë më shumë angazhime të tjera në krahasim me burrat.


Shtuar më 22.10.2026 12:36