Çfarë po ndodh në Arenën Kombëtare? Përfshihen nga flakët zyrat e Top Albania Radio

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një zjarr ka rënë në ambientet e “Arena Center”, ku flakët kanë përfshirë zyrat e “Top Albania Radio”.

Zjarri ka ndërprerë aktivitetin e zakonshëm të radios, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e ngjarjes, shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

Të lidhura

None found

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me incidentin.


Shtuar më 22.10.2026 09:12