Sonte, Egnatia do të luajë kundër Aarhus në stadiumin “Cepheus Park”, i cili ka një kapacitet prej 10.300 spektatorësh, teksa vijon rrugëtimin e saj në fazën e grupeve të Conference League.
Vetëm pak orë përpara se të nisë takimi, vëmendjen e kanë tërhequr lëvizjet e koeficientëve. Koeficienti për fitoren e mundshme të kampionëve të Shqipërisë ka shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 4.75 që ishte në fillim në 6.00 aktualisht.
Të lidhura
None found

Nuk është e qartë arsyeja pse tregu i basteve po shfaq kaq pak besim te Egnatia në këtë përballje. Nga ana tjetër, koeficienti për suksesin e Aarhus ka rënë në 1.48, nga 1.57 që qëndronte më parë. Sidoqoftë, verdikti përfundimtar do të jepet në fushën e lojës.







