Raportimet e mediave lokale në Shkodër bëjnë me dije se Vllaznia ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin Ergi Borshi.
Vendimi pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme, ndërsa detyrën e tij do ta marrë Haris Dalipi. Borshi bëhet kështu pjesë e ndryshimeve të fundit në klub, pas largimit të trajnerit Edi Martini dhe drejtorit sportiv Vioresin Sinani.
Të lidhura
None found
Struktura drejtuese dhe pankina e skuadrës shkodrane po pësojnë ndryshime të rëndësishme. Nën drejtimin e “timonierit” Csaba Laszlo, Vllaznia kishte rikuperuar frymën pozitive dhe unitetin në grup, por humbja 1 – 3 ndaj Egnatias e zbehu disi suksesin 1 – 0 kundër Dinamos.




