Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se përfundimi i luftës në Ukrainë është afër. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Rusisë për lirimin e shtetasit amerikan Stephen Hubbard, i cili ishte mbajtur atje për katër vjet.
Për rastin e Hubbardit, Trump deklaroi se nuk ishte dhënë asgjë në këmbim të lirimit të tij.
Të lidhura
None found
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tregoi se një ditë më parë kishte biseduar me Vladimir Putinin lidhur me zgjidhjen e luftës së Rusisë me Ukrainën. Sipas tij, palët po i afrohen realisht përfundimit të konfliktit dhe mund të mos kenë qenë kurrë më parë kaq pranë tij.
Trump ka bërë deklarata të ngjashme edhe më herët, por deri tani përpjekjet për t’i dhënë fund luftës nuk kanë pasur sukses. Moska vazhdon të qëndrojë e palëkundur në kërkesat e saj.







