Barcelona ka marrë një lajm inkurajues për Xavi Espartin: mbrojtësi nuk ka pësuar dëmtim serioz, pasi u zëvendësua në fund të ndeshjes së humbur 4-2 kundër Paris Saint-Germainit. Këtë e raporton “Mundo Deportivo”.
Espart shënoi golin e parë të katalunasve në Paris, por në minutat e fundit pësoi një goditje të lehtë në kyçin e këmbës. Hansi Flick e largoi menjëherë nga loja si masë paraprake, për të shmangur rrezikun e përkeqësimit të gjendjes.
Të lidhura
None found
Trajneri nuk dëshironte të merrte rrezik me një tjetër mbrojtës, sidomos duke pasur parasysh shqetësimet fizike të Eric Garcias, Andreas Christensenit dhe Jules Koundes.
Raportimet bëjnë të ditur se problemi i Espartit nuk është serioz dhe ai pritet të jetë në dispozicion për “El Clasicon” e së dielës kundër Real Madridit.
Mbrojtësi i krahut mund të ketë rol të rëndësishëm në planet e Flickut, së bashku me Joao Cancelon, teksa Barcelona synon të ruajë vendin e parë në tabelën e La Ligës.
Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 21:00, në “Camp Nou”.



