Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayerni i Mynihut.
Në moshën 33-vjeçare sulmuesi polak dëshiron një aventurë të re. Ai ka qenë prej vitesh në shënjestrën e Realit të Madridit por merengesat tashmë kanë një objektiv të vetëm që quhet Kiljan Mbappe.
Edhe pse sheiku i PSG premtoi se nuk do të privohet nga ylli francez, Bayerni nuk e ka kundërshtuar kërkesën e Levandivskit për tu larguar e ka vendosur dhe çmimin, 100 milionë euro. Por me këtë shifër do të jetë e vështirë që polaku të largohet nga Mynihu.
Gjithsesi ky sesion merkatoje na ka rezervuar surpriza të mëdha.
Ndërkohë në Itali, Interi po kërkon një sulmues tjetër pas Edin Xhekos.
Orët e fundit në krye të listës së drejtuesve zikaltër ka dalë emri i Marco Thuram, sulmuesi i Monchengladbach. Gjermanët kërkojnë 30 milionë euro ndërkohë që Interi ka bërë një ofertë jo shumë larg kërkesës dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të reja nga kjo tratativë.