Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot, me votë unanime, përfundimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Meqë në raundin e parë nuk u zgjodh kryetari, votimi i raundit të dytë do të mbahet më 1 nëntor.
Gjatë mbledhjes së 23-të, kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, njoftoi se kanë përfunduar të dy afatet ligjore për dorëzimin e ankesave dhe se Komisioni nuk ka pranuar asnjë të tillë.
Të lidhura
None found
“Dëshiroj ta informoj publikun se përfunduan të dy afatet e ankesave: ai për procedurën e votimit, që skadoi dje në orën 19:00, si dhe afati për procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve, i cili përfundoi sot në orën 12:30. Deri në mbylljen e afateve, në KSHZ nuk u dorëzua asnjë ankesë”, deklaroi Mariçiq.
Në garën e raundit të dytë do të jenë kandidati me numër rendor 1, Stojanço Radiçevski, nga koalicioni “Maqedonia e juaj”, i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, dhe kandidati me numër rendor 6, Arkin Jahiji, nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 18 tetor.






