Presidentja Shiroka Pula dhe ipeshkvi Dodë Gjergji bisedojnë për bashkëjetesën ndërfetare

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, çmoi rolin e Kishës Katolike në ruajtjen e harmonisë mes besimeve dhe në nxitjen e solidaritetit e të bashkëjetesës në vend.

Këto tema ishin në qendër të bisedës së saj me ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Presidencës bën të ditur se në takim u vu në pah nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe bashkësive fetare, në të mirë të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.

Imzot Dodë Gjergji e përgëzoi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës si presidente dhe i uroi suksese gjatë mandatit.


Shtuar më 21.10.2026 19:14