Rama pret në Kryeministri një të ri: E rëndësishme është të takohemi në paqe, jo mes gurësh e zjarri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi me një të ri në ambientet e Kryeministrisë.

Në pamjet e shpërndara, Rama tregon mesazhin që kishte marrë prej tij dhe më pas e mirëpret në zyrë.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar protestave të zhvilluara ditët e fundit nga studentët, kryeministri theksoi se ky takim po zhvillohej në paqe dhe jo mes gurësh e zjarri.

Rama: Një njeri që dëshiron të më takojë për qejf.

 

 

I riu: Disa nuk janë dakord, por…

Rama: Kjo është demokracia. E rëndësishme është që gjithçka të ndodhë në paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë e zjarr. Do të jemi në kontakt bashkë.


Shtuar më 21.10.2026 18:13