Erblin Osmani ka realizuar për Bayern Munich U19 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të rinj ndaj Arsenalit.
Mesfushori dardan u tregua i saktë nga penalltia, në një moment kur Bayerni ishte në epërsi 3-2.
Të lidhura
None found
Ky ishte realizimi i parë i Osmanit në këtë garë. Ai është bërë titullar i ekipit U19 dhe shpesh merr ftesë edhe nga Vincente Kompany.
Në stolin e Bayernit ndodhet gjithashtu Yll Gashi, lojtari tjetër për të cilin thuhet se ka zgjedhur Kosovën.






