Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i shprehu mirënjohje Bedri Hamzës për udhëheqjen e partisë, pas njoftimit të tij se po largohet nga posti i kryetarit.
Sipas Çitakut, Hamza e mori këtë përgjegjësi për t’i shërbyer PDK-së dhe Kosovës në një periudhë të vështirë, e jo për ambicie personale.
Të lidhura
None found
Ajo theksoi gjithashtu se angazhimi i tij përfshiu mbështetjen e çlirimtarëve në Hagë, për të cilët, siç tha, ai punoi me gjithë qenien e tij.
Gjatë mandatit të Hamzës u mbajtën tri palë zgjedhje nacionale. Çitaku tha se besimi dhe maturia e tij u dhanë forcë për të vijuar përpara përgjatë atyre proceseve.
Postimi i plotë:
Faleminderit, kryetar!
Faleminderit, Bedri!
Sot, me përfundimin e angazhimit të Bedri Hamzës në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, dëshiroj t’i shpreh publikisht dhe nga zemra mirënjohjen për përkushtimin dhe mirëkuptimin gjatë bashkëpunimit tonë.
Bedri, ishte kënaqësi dhe nder të punoja me ty. Në një periudhë të ngarkuar, ku u zhvilluan tri palë zgjedhje nacionale, maturia dhe besimi yt na ndihmuan të vazhdonim përpara.
E pranove detyrën e kryetarit sepse partia dhe Kosova kishin nevojë për shërbimin tënd, jo për të ndjekur ambicie personale. Në atë kohë të vështirë, u angazhove me gjithë qenien edhe për çlirimtarët tanë në Hagë.
Besoj se na presin ende shumë punë të mira që mund t’i bëjmë së bashku për PDK-në dhe Kosovën.
Faleminderit për gjithçka, Bedri!






