Egnatia përballet nesër me Aarhusin në ndeshjen e dytë të Conference League

Egnatia do të luajë nesër sfidën e dytë në Conference League. Kampionët shqiptarë do të udhëtojnë për t’u përballur me Aarhusin në “Cepheus Park”, ku ndeshja nis në orën 21:00.

Barazimi 1-1 ndaj Midtjylland në “Elbasan Arena” ishte pika e parë e marrë nga rrogozhinasit dhe ka shtuar besimin në skuadër. Kjo përballje u jep mundësinë të synojnë maksimumin, ndërsa forma e kundërshtarit mund të jetë një faktor në favor të tyre.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e Nevil Dedes, Egnatia pritet ta vlerësojë plotësisht Aarhusin dhe të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të zhvilluar një paraqitje bindëse.


Shtuar më 21.10.2026 12:25