Qeveria ka vendosur që biblioteka “Koço Racin” në Tetovë të marrë statusin e bibliotekës universitare, njoftojnë nga VLEN. Ky është hera e parë që institucioni pajiset me këtë status.
Sipas VLEN-it, vendimi do t’u krijojë studentëve dhe profesorëve më shumë mundësi për studime dhe veprimtari shkencore.
Të lidhura
None found
“Për të përgatitur provimet, për të hartuar një punim diplome apo për të kryer hulumtime shkencore nevojitet literaturë e përshtatshme. Me statusin e ri, biblioteka do të jetë në gjendje t’u përgjigjet këtyre kërkesave, pa ndërprerë shërbimin për qytetarët e tjerë”, thuhet në reagimin e partisë.
“Pas çdo studenti është edhe përpjekja e familjes së tij. Po angazhohemi që studentët dhe familjet e tyre të marrin mbështetjen e nevojshme, ndërsa të rinjtë të kenë mundësi të zhvillohen në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë”, deklarojnë nga VLEN./Telegrafi/







